Google ADS

Erdogan: E drejta jonë është të blejmë sistemin S-400

20:48 | 8 Prill 2019
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se është e drejtë sovrane e vendit të tij të blejë sistemin mbrojtës raketash S-400 nga Rusia.

Ai këto komente i bëri pas takimit në Moskë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Ne tashmë kemi bërë një plan lidhur me marrëveshjen për S-400. Ne kemi marrë hapat e duhur, tani ka përfunduar e tëra. Pas gjithë kësaj, a duhet dikush të kundërshtojë të kërkojë që kontrata të anulohet, të mos e njohë opsionin tonë? Kur arritëm një marrëveshje dhe nënshkruam kontratën, është e natyrshme të vazhdojmë. Kjo është e drejta jonë sovrane. Askush nuk mund të kërkojë që ne të heqim dorë, “tha Erdogan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme