Vetëm në një fshat të Ferizajt, Dardani (ish Tankosiq) brenda një jave janë larguar 20 djem. Të tjerët i kanë valixhet gati e po i ndal vetëm një konfirmim nga ambasadat e huaja. Statistikat ndërkombëtare flasin për shifra të larta të qytetarëve që po e braktisin Kosovën.
Ramush Haradinaj nuk i njeh këto statistika duke besuar që po bëhet propagandë ndaj qeverisjes së tij. Kryediplomati serb, Ivica Daciq, tha se ndërkombëtarët le t’u japin viza kosovarëve, e Serbia do t’iu japë autobusë për ta lënë Kosovën.
Kjo tregon se sa me entuziazëm po e përcjell shteti serb largimet nga Kosova.
Qeveria e Kosovës dhe shefi i saj, Ramush Haradinaj, mohon se ka largime të përmasave çfarë po raportohet, duke thënë se shifrat reale flasin për 3515 largime brenda vitit 2018.
Kështu nuk thonë statistikat ndërkombëtare, e as pamja e zakonshme në dyert e ambasadës gjermane.
Kryeministri largimet po i merr sulme ndaj qeverisë së tij, prandaj ka vendosur shkallë krahasimore largimet masive të 2015’ës. Përmendet zhgënjimi i popullatës, e shefi i Ekzekutivit kujton se gjatë Qeverisjes së Isa Mustafës, ka pasur më shumë zhgënjim.
Gjendja në terren nuk është më e kënaqshmja për Haradinajn dhe nuk përkon me llogaritjet e tij në Facebook.
Në fshatin Dardani të Ferizajt, për shtatë ditë janë larguar 20 djem, ndërsa të tjerët po i ndal vetëm një aprovim që po e presin nga ambasada gjermane.
Valdrini 23 vjeçar, banor i këtij fshati, tregon për Gazetën Express se të shtunën janë larguar nga Kosova dy shokët e tij, e përveç tyre, brenda një jave janë larguar edhe 18 të tjerë.
“Ata po shkojnë me viza të punës që i marrin nga ambasada sllovene, kroate e gjermane. Po shkojnë në Gjermani e edhe në Zvicër. Disa të gjejnë një vend të punës, e disa fatin e jetës”, thotë Valdrini për Express.
Ai tregon se banorët e larguar po marrin viza pune nga ambasadat, e ato po i sigurojnë me kontrata të punës që po u dërgohen nga vendet përkatës. Tutje thotë se edhe banorët e tjerë të fshatit kanë qëllim të ndjekin rrugën e njëjtë.
“Prej të dielës kanë shku 20 veta. Të shtunën kanë shku dy shokë të mi. Edhe ne tjerët kemi apliku për viza. Po mendojmë me shku”, thotë Valdrini.
“Askush nuk largohet për qejf. Të gjithë po shkojnë për një jetesë më të mirë”, ka vazhduar ai.
Gazeta Express gjatë javës ka biseduar me demografë, ka pyetur qeverinë e opozitën për statistikat që publikoi The Guardian, ku sipas një raporti të Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, për një dekadë Kosovën e kanë lëshuar 15.4 për qind e popullësisë.
Ambasada gjermane, si më e sulmuara nga kosovarët që e dëshirojnë largimin, në një përgjigje me shkrim për Gazetën, ka treguar se gjatë vitit 2018, ka lëshuar 38 mijë viza për kosovarët, në të cilat përfshiheshin vizat e punës dhe të bashkimit familjar.
“Ambasada Gjermane në Prishtinë në vitin 2018 ka lëshuar rreth 38.000 mijë viza. Këtu përfshihen vizat për qëndrime afatshkurtëra (të ashtuquajturat viza Schengen për turizëm, udhëtime afariste, etj.), sikurse edhe për qëndrime afatgjata (punësim, studime, bashkim familjar etj., ka thënë Ambasada gjermane.
Ndërsa, përmendet se ka interesim të ngjashëm edhe këtë vit nga qytetarët e Kosovës për t’u pajisur me viza gjermane.
“Për vitin 2019 parashihet që shifrat të sillen rreth nivelit të periudhës krahasuese me vitet paraprake. Ambasada Gjermane vitet e kaluara i ka shtuar dukshëm kapacitetet për përpunimin e kërkesave për viza dhe do të punësojë edhe këtë vit personel në këtë sektor. Mirëpo, kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet tona, ashtu që kohërat e pritjes janë të pashmangshme”.
Ndërkaq Kryeministri Haradinaj flet me numra të tjerë. Ai në një status në Facebook ka thënë se shifrat reale për largimin nga Kosova janë minimale.
“Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave”, kishte shkruar Haradinaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...