Thaçi: Vetëm ata që respektojnë ligjin mund të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës

19:06 | 8 Prill 2019
Arditë Shkodra

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi gjithë qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Kushtetutës.

“Sot shënojmë ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbi bazën e kësaj kushtetute qytetarët janë të vendosur për një ardhmëri të sigurtë, si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës”, tha ai.

Presidenti tha se :“Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë bazamentin dhe kornizat e shtet ndërtimit dhe funksionimit të tij. Para pak muajsh institucionet tona implementuam një obligim ligjor dhe kushtetues, themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ushtri kjo mbi bazën e standardeve të NATO-së”

Thaçi ftoi qeverinë e Kosovës që pa hezitim të respektojë ligjshmërinë në çdo sferë  të jetës institucionale në të gjithë territorin e Kosovës.

“Respektimi i kushtetutës merr kuptim të plotë vetëm kur sovraniteti dhe ligjshmëria respektohet në të gjithë territorin e vendit”.

“Vetëm ata që e respektojnë ligjin mund të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, përfundoi presidenti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme