Turqia dhe Rusia janë duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm në Siri, e citojnë mediat turke Erdoganin, i cili u takua sot, për herë të tretë sivjet, me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.
“Hapat që kemi ndërmarrë dhe do t’i ndërmarrim në Siri janë të një rëndësie të madhe”, ka thënë Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi me homologun rus.
“Një hap tjetër shumë i rëndësishëm me Rusinë është ai i që ndërmarrim aktualisht së bashku në solidaritet kundër akteve terroriste në rajon”, shtoi presidenti turk.
Erdogan deklaroi se vëllimi tregtar me Rusinë është rritur me 15 për qind, duke shtuar se qëllimi i dy vendeve është të arrihet caku i paracaktuar prej 100 miliardë dollarëve.
“Në lidhje me gazin natyror, ka përfunduar seksioni detar i Rrjedhës Turke. Hapat që përfshihen janë duke vijuar sipas planit. Synimi është që ai të përfundojë sipas kalendarit”, tha Erdogan.
Dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, tha presidenti turk.
Erdogan do të marrë pjesë në takimin e 8-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis dy vendeve, i cili mbahet çdo vit që nga viti 2010.
Më vonë, Erdogan dhe Putin do të marrin pjesë në një operë të titulluar “Troja”, bazuar në epikën greke, në ceremoninë e hapjes së vitit të kulturës dhe turizmit.
Opera do të realizohet nga performues turq në Teatrin Bolshoi të Rusisë.
Viti 2019 është shpallur si viti i kulturës dhe turizmit turko-rus në të dy vendet.
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur