Sipas dietologëve sasia e proteinave që një person me zhvillim fiziologjik normal duhet të marrë në ditë të jetë 0.36 g për çdo kg të peshës së trupit të tij.
Për shembull, një person që peshon 68 kg duhet të marrë 54 g proteina çdo ditë. Proteinat nuk shërbejnë vetëm për të ndërtuar masë të re muskulore, por edhe për të ruajtur masën që gjendet në trup. Por si ta kuptoni se keni nevojë për më shumë proteina?
1.Sëmureni më shpesh/ Proteinat ndihmojnë në forcimin e imunitetit, ato kujdesen për mirëfunksionimin e organeve të trupit dhe për rruazat e bardha të gjakut, të cilat luftojnë sëmundjet dhe infeksionet. Pra, nëse sëmureni më shpesh dhe ju shfaqet një sëmundje vazhdimisht, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së proteinave në organizmin tuaj.
2.Keni enjtje të këmbëve/Proteinat ndihmojnë në rregullimin e sasisë së lëngjeve në inde dhe në tkurrjen e muskujve, që bën të mundur largimin e lëngjeve nga pjesa e poshtme e këmbëve dhe kyçeve. Nëse ky proces nuk ndodh, pra nëse lëngjet nuk largohen nga pjesa e poshtme e këmbëve, ju rrezikoni t’ju shfaqet Edema, ënjtje e këmbëve për shkak të pranisë së lëngjeve. Prandaj duhet që në çdo rast të konsultoheni edhe me mjekët.
3.Lëkura nuk duket e shëndetshme/ Kur njerëzit nuk marrin sasinë e duhur të proteinave, plagët nuk shërohen lehtë dhe lëkura duket e zbehtë dhe e thatë. Proteinat janë të nevojshme për riparimin e indeve, dhe një mungesë e tyre në regjimin ushqimor mund të shkaktojë probleme të lëkurës. Lëkura e zbehtë mund të jetë edhe shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.
4.Thonjtë të brishtë/ Thonjtë që thyhen lehtë, që këputen, që kanë pika të bardha dhe lëkura rreth tyre që rripet shpesh, mund të jenë shenja që ju tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina. Thonjtë kanë në përbërjen e tyre një proteinë të quajtur keratinë, dhe mungesa e proteinave në regjimin ushqimor shpesh ndikon edhe te shëndeti i thonjve.
Mënyrat më të mira për të marrë proteina
Mishi është një burim i mirë proteinash, por jo ai i pa gatuar mirë, që mund të jetë i pasur me yndyra të ngopura. Mishi i derrit, i shpendëve, peshku, vezët, arrat, fasulet dhe djathi i bërë nga qumështi i sojës janë ushqime shumë të pasura me proteina.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...