Google ADS

“New York Times” i kushton artikull reperit të njohur shqiptar

09:45 | 8 Prill 2019
Arbresh.info

Prestigjiozja “New York Times” ka shkruar për reperin Gashi.

Reper shqiptar Gashi, përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar lidhur me artikullin që u shkrua për të në “New York Times”, shkruan lajmi.net.

“Ai nuk është këtu për të qëndruar në një vend”, titullohet artikulli që iu kushtua reperit.

Postimit në Instagram, Gashi ia shkroi edhe disa fjalë me të cilat emocionoi të gjithë.

“Derida rritesha, babai gjithmonë lexonte New York Times dhe do të vërente në të disa histori negative për një shqiptar…2019 djali i tij është në të dhe storia është pozitive.. Ne kemi lajme të mira”, shkruan Gashi.

Për ndryshe, reperi po shënon suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës ndërkombëtare.

https://www.instagram.com/p/Bv9iZ7_l1OR/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme