Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka shkruar se të rinjtë në Kosovë kanë shpresa zero për jetë më të mirë.
Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar se të rinjtë kanë marrë premtime boshe për vende pune, shkruan arbresh.info.
“Jeta e të rinjëve dhe e studentëve që nga viti 2000 e deri më sot në vitin 2019 , ku siq duket politika e vendit po e pushkaton ardhmerinë saj! Shpresat ZERO për një jetë të mirë!
Çdo i dyti djalë apo vajzë tregon dëshpërimin që kanë ndaj politikës ndervite që ka ndodhur në këtë vend! Premtime boshe! Nga ato 200.000 e 150.000 vende pune të cilat nuk i perjetoi askush!!!”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shkuar se nëse të rinjtë ikin nga Kosova atëherë klasa politika po i pushkaton ata.
“Nëse vertetë do të ndodhë një dalje e pa kontroluar e rinisë drejtë rrugëve të Evropës, lirisht mund ta quajmë se ne si klasë politike po bëjmë pushkatimin e Rinisë! Koha do na denojë.”, ka shkruar ai.
Deputeti i Kosovës ka përmendur edhe rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i cili ditë më parë bëri publike se ka aplikuar për vizë punë jashtë Kosovës.
“Deklarata e ish Ushatarit të UÇK-së , Z . Xhevdet Qeriqit, se do të lëshojë Kosovën , për faktin se kētu kanë vdekur shpresat, dhe deshperimi i rinisē, kjo tregon gjendjën e këtij vendi! Duhet vedisuar dhe duhet të zgjohet intelegjenca e rinisë dhe të mirreni me gjendjen tuaj! Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotsoni deshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë. Me shpresë për një jetë më të mirë dhe i gatshëm në çdo lobim të semirës, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë”, ka përfunduar Tahiri/Arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...