Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka falënderuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Sela përmes një postimi në facebook e ka quajtur Kurtin shqiptar të madh, shkrua arbresh.info.
“Faleminderit Albin që je kaq shqiptar i madh, që punon për të gjithë, pavarësisht se fati na ka ndarë”, ka shkruar ai.
Ndryshe ky reagim i Selës erdhi pasi lideri i VV-së gjatë ditës ka marrë pjesë në fushatën parazgjedhore të kandidatit të vetëm shqiptar për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.
Gjatë fjalimit të tij Kurti ka kërkuar nga shqiptarët të votojnë për Rekën.
Në këtë tubim, i cili po mbahet në Kumanovë, Kurti ftoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që ta votojnë Rekën, për kryetar të shtetit.
Kurti porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të zgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre.
“Më shumë ka shqiptarë nga Maqedonia në mërgatë se sa në vendin e tyre. Prandaj janë tri Kumanova, një është në Turqi, një tjetër në Zvicër dhe kjo Kumanova këtu. Të tri kumanovat duhet ta shfrytëzojnë të drejtën për të zgjedhur natyrshëm për ta bërë Blerimin president. Maqedonia e veriut duhet të bëhet vend i jetueshëm edhe për shqiptarët. Kohën e fundit shqiptarët kanë heshtur për shkak të tentim puqit të Rusisë dhe Serbisë, e tash që Maqedonia e ndryshoi emrin dhe mbaroi Gruevski, shqiptarët duhet ta thonë fjalën e tyre. Blerim Reka bashkë kryeministrin Zaev mund ta bëjnë ndryshimin. Blerim Reka është për ju, fati e ka vënë kandidatin në krye të listës dhe fati i tij jeni ju”, ka thënë Kurti në Kumanovë./Arbresh.info/
Lexo edhe: Kurti në Kumanovë kërkon nga shqiptarët të votojnë për Blerim Rekën
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...