Google ADS

Të rinjtë mbulojnë Spitalin e Gjakovës me vizatime

18:23 | 7 Prill 2019
Arbresh.info

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë ka organizuar vullnetarët e tyre që të rregullojnë një pjesë të rëndësishme të spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ Gjakovë, repartin e pediatrisë.Të rinjtë vullnetarë të kësaj organizate kanë vizatuar në repartin e pediatrisë te spitalit rajonal ‘Isa Grezda’.

Vullnetarët e kësaj organizate, thonë se e tërë kjo ide ka ardhur pasi që spitalet zakonisht duken shumë të zymta dhe kanë dashur ti japin pak ngjyrë të paktën këtij reparti duke ndërruar ambientin në të cilin qëndrojnë fëmijët, si një ndër moshat më të ndishme të kësaj shoqërie.

Përvec Pediatrisë ku kanë vizatuar dhe ngjyrosur korridoret, dhoma e lojrave dhe dhomën e pranimit, kurse pas këtij projekti kanë premtuar që do të vazhdojë edhe kuzhina me disa prej dhomave tjera.

Përveq repartit të pediatrisë, të rinjtë e kësaj komune kanë rregulluar edhe një pjesë tjetër të qytetit (rr.Beqir Kastrati, afër shkollave të mesme) duke përdorur talentin e tyre që përmes artit të përqojnë mesazhin vetësijesues kunder bullizmit i cili është në rritje e sipër tek shkollat e mesme – thotë kryetari i kësaj organizate Ideal Zhaveli.KVRL ka synim të vazhdojë me aktivitete vetëdijësuese dhe në të mirë të komunitetit.

Murali kundër paragjykimit dhe ato të pediatrisë u realizuan nga anëtarët e klubeve Skye dhe KVRL-Gjakovë me implementim nga WorldVision dhe financuar nga GIZ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme