Në Metarlugji dikur kanë punuar më shumë se 12 mijë punëtorë, por sot ai është një gërmadhë. Megjithatë ABC News ka mësuar se brenda hapësirave të shkatërruara ushtrojnë aktivitetin disa ndërmarrje.
Gjashtë dekada nga ndërtimi, fantazma e tij na ndjek nga pas. Dikur ishte krenaria industriale e sistemit totalitar e njëkohësisht dështimi më i madh i komunizmit. 520 objekte, 47 kilometra hekurudhë e brendshme, 22 kilometra rrugë automobilistike, punuan 12.000 punëtorë.
Rënia dramatike nisi pas viteve ’90. Linjat e prodhimit pushuan. Prej 30 vitesh në disa nga uzinat dhe fabrikat nuk u vendos më dorë kurrë. Objekte dhe makineri të shumta kaluan në ruajtje apo demolim. Por përfunduan në gërmadha. Ndotja, tashmë jo vetëm në ajër dhe ujë, por edhe në nëntokë.
Ka patur përpjekje për riaktivizimin e zonës industriale në Elbasan, por pa rezultat optimal. Nga një vëzhgim i ABC News në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik ushtrojnë aktivitet ndërmarrje nga prodhimet energjetike, në fushën e ndërtimit, pjesë këmbimi e deri tek prodhimi i hekurit dhe hidrokarbureve. Por pjesa tjetër e territorit është një varrezë e ndotur.
Më 18 Maj të vitit 2016, Këshilli i Ministrave vendosi shembjen Uzinës së Prodhimit të Çeliqeve, Uzinës 12, Uzinës së Nikel Kobaltit, Kombinatin Energjitik etj. Objektet iu nënshtruan procedurës së ankandit me synimin për të përfituar nga ajo çfarë kishte mbetur dhe që mund të shfrytëzohet në përbërje të tyre. Por duket se pati pak interes.
Nga ana tjetër, kalimi i baipasit të Elbasanit nga Bradasheshi në Metalurgji pastaj në urën mbi lumin Shkumbin në afërsi të kanalit me kama do të ishte një zgjidhje e mirë për shembjen e objekteve të vjetra dhe rigjenerimin e kësaj sipërfaqe. Megjithatë ky projekt ende ka mbetur në letër.
Gjatë ndërtimit te tij lëvizën 2.5 milionë m3 dhe u hodhën 830.000 m3 beton, u përgatitën 146.000 m3 elemente parafabrikate, 43.000 ton konstruksione metalike. Por këto shifra janë thjesht statistika historike. /abcnews.al
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...