Përballë klimës së tensionuar politike që mbizotëron në vend, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar qeverisë dhe opozitës. Nga Durrësi, ku ishte me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës antifashiste, kreu i shtetit u shpreh se normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog.
“Unë besoj vetëm te dialogu dhe për një zgjedhje politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Unë besoj se që pas vitit ‘97 vendi ka bërë përparime të rëndësishme.
I nxis dhe inkurajoj të gjithë politikanët e përgjegjshëm kudo që ata ndodhen në mazhorancë apo në opozitë të tregojnë që në këto 22 vjet Shqipëria vetëm ka bërë përparime, por edhe këto 22 vite nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe të demonstrimeve të forcës përmes mitingjeve dhe anti-mitingjeve të panevojshme, aq më tepër që jemi në prag të sezonit turistik. Unë besoj që ka një hapësirë të gjerë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe gjithsecili të reflektojë”, tha Meta./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...