Shekerinska: Po ndiqet gjendja në kufirin jugor, jemi të përgatitur

22:33 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Po e ndjekim gjendjen me emigrantët në kufirin jugor, jemi të përgatitur të përballemi edhe me rritje të presionit, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Si rezultat i lajmeve të rrejshme, theksoi, një pjesë e refugjatëve të cilët ishin të stacionuar në Greqi kanë menduar se ruta ballkanike është e hapur dhe për atë shkak janë nisur edhe drejt kufirit tonë. “Gjatë ditës së djeshme u konsultuam edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, para së gjithash, edhe ne si mbështetje e tyre, jemi të gatshëm të përballemi edhe me rritjen e presionit në kufi. Kjo tregon se është me rëndësi të jemi vigjilent dhe të gatshëm”, deklaroi Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë pranisë në garën e NATO-s në Shkup.

Siç shtoi, gjendja po ndiqet dhe jo rastësisht atje kemi prani të vazhdueshme të armatës e cila vazhdonte madje edhe në ditët kur nuk kishim asnjë emigrant në kufi. Tani, theksoi, shihet se ai ka qenë hap i arsyeshëm.

“Kuvendi disa herë e vazhdonte vendimin që në kufi të kemi edhe mbështetje ushtarake, përkatësisht të armatës madje edhe në periudha kur dukej se rreziku kishte kaluar, megjithatë, edhe unë edhe ministri i Punëve të Brendshme thamë se në pikëpamje të krizave të emigrantëve duhet të mësohemi me realitetin e ri, e ai është se ai rrezik mund të krijohet përmes natës, dhe se ai do të jetë sipas të gjitha gjasave, një nga rreziqet standarde edhe për ne, megjithatë edhe për të gjitha vendet e rajonit”, tha Shekerinska.

Lidhur me kërkesat nga ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar për ndërmarrje të aksionit kundër pjesëtarëve të Feto-s dhe nëse ajo e rrezikon anëtarësimin tonë në NATO, Shekerinska me përgjigje se nuk ka kërkesa të reja dhe nuk se çka të thuhet më tepër se që është thënë më parë nga ministri i Punëve të Brendshme.

“Po përpiqemi me secilin nga vendet të cilat kanë qenë kohë të gjatë aleatë tanë dhe e kanë mbështetur anëtarësimin tonë në NATO të sigurojmë mbështetje të plotë për procesin tonë drejt NATO-s dhe t’i përmirësojmë raportet tona të ndërsjellta”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Shekerinska./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme