Manchester City 1:0 Brighton&Hove Albion

22:23 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Manchester City ka triumfuar me rezultatin minimal 1:0, në përballje me Brighton & Hove Albion.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës FA, dhe Guardiola u fut me të gjitha forcat në këtë takim.

Pas fitores së skuadrës së tij, ata tashmë presin në fazën finale fituesin e çiftit Watford – Wolves.

Por, kalimi në finale ishte special për trajnerin spanjoll Pep Guardiola, pasi ai tashmë ka vendosur një statistikë fenomenale.

Guardiola ka luajtur në finalet e të gjitha kompeticioneve që ai ka marrë pjesë si trajner, përcjell lajmi.net.

Me skuadrat e tij, Guardiola ka luajtur në finalet e : Copa del Rey, Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube, Kupës së Gjermanisë, Kupës së Ligës në Angli dhe Kupës FA.

Pep Guardiola në karrierën e tij prej trajneri ka udhëhequr skuadrën e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme