Nuk jeni më bashkë dhe normalisht që nuk e keni të lehtë, por duhet të keni në kontroll jetën tuaj. Dhe këto veprime nuk duhet t’i bëni më:
1.Je e mbërthyer nga ndjesia e të bërit “shopping” pa limit Blen gjithçka. Duke nisur nga çarçafët e rinj (sepse nuk mund të flemë mbi ato që na kujtojnë atë) deri tek te gardëroba e re për të ndryshuar stil. 300 euro më pak në kuletë, por ndihemi shumë më mirë…e si jo?
2.Konsumon shumë alkool Dhe kur nuk je duke pirë, dërgon mesazhe me emoji të gotave të verës kujtdo që ke të regjistruar në telefon. 3.Kërkon të ndihesh mirë shumë shpejt Hapi i parë: Organizon një mbrëmje për të festuar statusin tënd si vajzë beqare. Hapi i dytë: Fillon të qashë në orën 21:00 para një shisheje me verë.
4.Thua gënjeshtra Kur ai të dërgon një mesazh për të të pyetur se si je, përgjigjesh: “Më fal, kush jeni? Sepse nuk e kam numrin tuaj”. Të lumtë, meriton një duartrokitje! 5.Kërkon të qëndrosh mikja e tij Kjo nuk funksionon kurrë, ose të paktën jo menjëherë. 6.Lë nam në “Instagram” Duke postuar shprehje të tipit: “Besimi? Duhen vite për ta fituar, e pak sekonda për ta shkatërruar”.
7.Bëhesh një hetuese online Kush është ajo vajza që ka pranuar në Facebook? Kush është ajo tjetra në fotografi me të? Përse papritmas ka nisur të qëndrojnë online? 8.I dërgon mesazhe kur je e dehur Të tipit: “Hej, më mungoooon. Të puth” dhe “Nuk mund ta besoj që dikur të kam dashur, harroje numrin tim”, nëse sheh që nuk të kthen përgjigje brenda 30 sekondave.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...