“Der Klassiker”: Dortmundi shkatërrohet në Allianz Arena vetëm brenda pjesës së parë

19:23 | 6 Prill 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu e ka mbyllur me një epërsi prej të thellë prej 4 me 0 pjesën e parë ndaj Borussia Drotmundit mbrëmjen e sotme (e shtunë).

“Bavarezët” kanë shënuar katër duke e shkatërruar plotësisht skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Lucien Favre në takimin mes tyre në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Mats Hummels zhbllokoi gjithçka me golin me kokë pas dhjetë minutave lojë para se Lewandowski të shënonte një gol të bukur vetëm shtatë minuta më vonë duke kaluar edhe portierin e skuadrës mysafire.

Javi Martinez ishte autori i golit të tretë (41′) në Allianz Arena duke shënuar pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme nga skuadra e tij.

Vetëm dy minuta më vonë, Serge Gnabry shënoi me kokë për 4 me 0 duke lënë me një detyrë thuajse të pamundur skuadrën rivale për titull./arbresh.info/

Golat brenda pjesës së parë:

Hummels: 10′
Lewa: 17′
Javi Martinez: 41′
Serge Gnabry: 43′

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme