Real Madridi iu rikthye fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke siguruar tri pikë me përmbysje ndaj SD Eibarit.
Gjiganti madrilen fitoi me rezultat 2 me 1 takimin si nikoqir në Santiago Bernabeu kundër skuadrës nën udhëheqjen e Jose Luis Mendilibarit falë golave nga sulmuesi qendror Karim Benzema, shkruan portali arbresh.info.
Francezi, i cili shënoi dy herë me kokë në portën e portierit Dmitrovic si dhe goditi shtyllën në minutat e fundit të ndeshjes, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi – 9.6.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Raphael Varane (7.4), Marco Asensio (8.0) dhe Isco (7.3).
Lojtari me notën më të dobët është portieri Keylor Navas (5.9)./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...