Në muajt e fundit të 2019-tës kemi parë efektet negative nga futja e tatimit progresiv, gjegjësisht rritja e tatimit në Republikën e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Komiteti Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllavevski në konferencë për media. Ai ka thënë se qeveria me reformat e bëra ka ndaluar rritjen e mëtejshme të pensioneve, gjë që sipas tij, pensionet do të jenë të shkurtuara për minimum 300 deri në 700 denarë në vitin 2019.
TRAJKO SLLAVEVSKI, ANËTAR I KOMITETI EKZEKUTIV TË VMRO-DPMNE-SË
“Tani më konkretisht, është llogaritur ndërsa edhe vetë pensionerët e kanë parë se se për të tre muajt ka një rritje minimale të pensioneve prej 0.7 për qind, që është rreth 100 denarë për pension me rreth 15.000 denarë. Nëse zgjidhja ligjore e vjetër do të ngelej, rritja duhet të ishte 1.83 për qind, domethënë pensionistëve u hoqën më shumë se 1 pikë përqindje qënënkupton se nëse kjo tendencë vazhdon gjatë vitit, ata pensionin mujor do ta marrin në vler më të vogël nga ajo që do të mund të ishte me vendimin e vjetër dikund nga 300 deri në 700 denarë.”
I Menjëhershëm ka qenë reagimi i Lidhjes Social Demokrate, të cilët nëpërmjet një komunikate kanëthënë se VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe projekteve konkrete vazhdon të manipulojë me qytetarët.
LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE E MAQEDONISË
“Meqenëse politikat e tyre kriminale dhe shkatërruese kanë lënë një borxh prej 15 miliardë denarë në fondin e pensioneve, sot VMRO-DPMNE manipulon dhe akuzon në mënyrë të rreme. Nëse dikush po shkurtonte pensionet, ajo ishte VMRO-DPMNE si një qeveri e mëparshme që bëri rregullime jashtë kuadrit ligjor dhe nuk e pagoi të gjithë rritjen e pensionistëve që i ndiqnin me ligj. Qeveria e VMRO-DPMNE-së duhet të jetë përgjegjëse për deficitin e Fondit Pensional, e cila nga 2 miliardë në vitin 2006 arriti në 19 miliardë në 2017. Ky deficit paguhet nga qytetarët.”
Në komunikatë thuhet më tej se Qeveria e udhëhequr nga LSDM kujdeset për qytetarët dhe rregullimin e pensioneve do ta bëjë dy herë në vit edhe atë 100 përqind me rritjen e kostos së jetesës, në vend të 50 përqindëve që ishte paraprakisht. /SHENJA/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën