Google ADS

Roma ka refuzuar dy oferta të mëdha për Zaniolon

16:46 | 6 Prill 2019
Arbresh Info

Bazuar në edicionin e sotëm të gazetës La Repubblica, Francesco Totti është në formë aktive duke punuar në çështjen e Zaniolos për shkak se klubi synon të blindojë në skuadër mesfushorin pas interesimit nga top klubet evropiane.

Në fakt, Totti ka qenë duke punuar shumë në rinovimin e kontratës me talentin e ri duke ndjekur lojtarin edhe nga afër ndërkohë që negociatat janë duke u zhvilluar, transmeton portali arbresh.info.

Në muajin korrik, gazeta shton se një kontrata e re pritet të nënshkruhet dhe paga e Zaniolos do të jetë 2 milionë euro në vit.

Ndërkohë, Roma ka refuzuar dy oferta të mëdha për yllin e tyre dhe të dyja kanë qenë nga 45 milionë euro. “Giallorossët” janë të interesuar për të shitur yllin e tyre vetëm në rast se ofrohen 60 milionë euro.

Megjithatë, shumë varet edhe nga situata e kontratës, e cila nuk pritet të shkaktoj ndonjë problem nëse klubi dëshiron të vazhdoj përpara, ashtu siç ka zbuluar babai i Zaniolos.

“Nicolo do të qëndronte te Roma për tërë jetën. Ishte vetëm çështja e kontratës, ai sigurisht se do të vazhdoj në kryeqytet. Nëse plani i klubit është ndryshe, atëherë kjo nuk varet nga ai”, ka thënë Igor Zaniolo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme