Google ADS

Adriano: Neymar është penduar për largimin nga Barcelona, kam folur me të tri javë më parë

16:01 | 6 Prill 2019
Arbresh Info

Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint Germain gjatë verës së vitit 2018 ishte ndoshta njëri nga ato që tronditi më së shumti botën e futbollit.

Sulmuesi brazilian është bërë njëri nga futbollistit më të mirë në botë nëse njërin nga klubet më të mëdha në botë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ka pasur thashetheme se ai dëshironte të largohej dhe më vonë finalizoi edhe transferimin prej 222 milionë euro te klubi francez.

Por, koha e tij në Francë nuk ka ofruar sukses.

PSG fitoi fitoi kupën dhe ligën në sezonin e tij të parë, por ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve në xhiron e 1/8-ës.

Ngjashëm ndodhi edhe gjatë këtij viti.

PSG tashmë ka fituar trofeun “Trophée des Champions” dhe është rrugës pë të siguruar edhe titullin në Liga dhe Kupën e Francës. Por, ata janë eliminuar sërish gjatë 1/8-ës në Ligë të Kampionëve.

Sa i përket nivelit personal, Neymar ka shkëlqyer në fushë duke shënuar 48 herë brenda 53 paraqitjeve për gjigantin francez. Por, koha e tij në Francë ka qenë e shoqëruar me lëndime të shumta, transmeton portali arbresh.info.

Për të përkeqësuar edhe më shumë gjërat, ka pasur madje raporte se është i pakënaqur në Francë dhe se pendohet për largimin nga Barcelona.

Drejtori i Barcelonës ka thënë në muajin mars të vitit të kaluar ndërkohë që raportet e shfaqura këtë janar zbuluan se ai e kishte thirrur Barcelonën dhe i është “lutur atyre” për një rikthim.

Këto raporte janë hedhur poshtë nga Neymari dhe ekipi menaxhues i tij.

Ata kanë insistuar se Neymar është i lumtur në Francë, por nuk mendohet me transferimin.

Megjithatë, ish bashkëlojtari i Neymarit në Barcelonës, Adriano nuk mendoj se qëndrojnë gjërat kështu.

34-vjeçari iu ka thënë mediave se së fundmi ka folur me Neymar dhe mendon se ai është penduar me largimin nga Barcelona më shumë se çdo ish lojtar tjetër i Barçës.

“Kam folur me Neymarin tri javë më parë, të gjithë nga ne që kemi qenë në Barcelonë dhe jemi larguar jemi penduar dhe ai beson në këtë edhe më shumë”, ka thënë Adriano për Cadena SER.

Neymar është përfolur vazhdimisht për rikthim në Spanjë, si te Barcelona ashtu edhe në Real Madrid.

Fjalët e Adrionas vetëm se do të nxisin spekulimet se ai dëshiron të largohet nga PSG./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme