Kryediplomati letonez konfirmon përkrahjen ndaj Kosovës për vizat

12:48 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Në margjinat e Forumit Ekonomik në Jordani, shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij nga Letonia, Edgars Rinkevics.

Pacolli e ka quajtur Letoninë një partner të fuqishëm të Kosovës në BE dhe NATO, shkruan portali arbresh.info.

Gjithashtu zëvendëskryeministri i parë e ka marrë konfirmimin e Rinkevics për liberalizimin e vizave

“Kënaqësi të takoj Ministrin e Jashtëm të Letonisë Edgars Rinkevics. Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës në BE dhe NATO. Si dy vende të vogla ata i kuptojnë sfidat që Kosova i kalon. Letonia gjithmonë ka mbështetur fuqimisht liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Edgars me konfirmoi mbështetjen e tyre. Do të punojmë më shumë për zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike”, njofton Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme