E rrallë: 73 vjeçari thyen rekord botëror në futboll

10:43 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

“Vitet janë veç numra”. Këtë së paku mund ta thotë Itzhak Hayk, i cili edhe pse po i afrohet moshës 74 vjeçare, po vazhdon të luajë në futbollin aktiv.

Hayk, i lindur në Irak, por shtetas i Izraelit që nga viti 1950, po vazhdon të jetë aktiv në futboll, pavarësisht moshës së shtyrë.

73 vjeçari, është pjesë e Ramat në ligën e pestë të futbollit në Izrael, shkruan lajmi.net.

Hayk së fundi, ka marrë edhe çmimin ‘Guinness World Record’, si lojtari më i vjetër aktiv që është paraqitur në një ndeshje zyrtare.

Sipas ‘BabaGol’, zyrtarja e ‘Guinness World Record’, ka qenë e pranishme në ndeshjen e tij të fundit, për t’i dhënë çmimin e rekordeve ‘Guinness’.

Të ngjashme