Nuk ka përçarje mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit e as brenda Lidhjes Demokratikë të Kosovës.
Kështu ka thënë në një intervistë për Arbresh.info, zyrtari për informim në LDK, Besian Mustafa.
Sipas tij në një parti të hapur siç është LDK-ja, të gjithë kanë të drejtë ta japin mendimin e tyre.
“Nuk ka asnjë thyerje mes kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri dhe deputetes Vjosa Osmani, ka shkëmbime të ideve dhe debate, është normale në një parti të hapur si LDK-ja, por nuk ka thyerje apo përçarje as mes këtyre dyve e as brenda LDK-së”.
Tutje Mustafa, ka treguar se deri tash procesi zgjedhor ka filluar në zonën e Dukagjinit, ndërsa shton se nuk e dinë datën kur do të përfundojë procesi zgjedhor brenda LDK-së.
“Zgjedhjet zyrtarisht janë shpall me 15 mars dhe LDK ka 931 nëndegë dhe në fund të këtij procesi do të organizohet Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së, ku pastaj shpallen edhe zyrtarisht kandidaturat për kryetar të partisë, jemi në dy javët e para të këtij procesi. Disa nëndegë kryesisht në zonat e Dukagjinit i kanë zgjedhur nëndegët. Nuk mund të flas saktë, pasi janë rreth 1000 njësi ku do të zhvillohen procesi zgjedhor dhe nuk e dimë datën saktë kur do të përfundojë, por brenda këtij viti po, por datën se dimë saktë”.
I pyetur për kandidatët e mundshëm për të parin e LDK-së dhe nëse kryetari aktual Isa Mustafa do të kërkojë votën edhe për një mandat, Besian Mustafa është përgjigjur se është e drejtë e çdo anëtari të shpreh gatishmërinë për një mundësi të tillë, por sipas tij kandidaturat bëhen zyrtare në momentin kur mbahet kuvendin zgjedhor.
“Sipas statusit të partisë kandidatura për kryetar shpallen në kuvendin e partisë, deri tash kemi parë disa vullnetarë, por është hala herët të flasim për kandidatura zyrtare. LDK është e hapur dhe është e drejtë e çdokujt të shprehet i gatshëm për këtë pozitë. Kemi shprehje të vullnetit por zyrtarisht do të bëhet në kuvendin e LDK-së. Unë thashë që LDK është e hapur për të kandiduar çdokush, por në këtë fazë nuk e ka shpallur kandidaturën askush deri në kuvendin zgjedhor, por është proces i hapur”.
E ndonëse janë partia më e madhe opozitare dhe janë duke e kërkuar tash e sa muaj dorëheqjen e kësaj Qeverie, LDK-ja ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar se a do t’i bashkëngjitej një proteste të thirrur për të rrëzuar Qeverinë nga Lëvizja vetëvendosje.
“Zotëri Kurti është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deklarata e tij ka qenë në cilësinë e VV-së dhe gjitha organizimet janë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk mund të flas për veprimet e një partie tjetër”.
Kujtojmë se Lidhja demokratike e Kosovës, tash e dy jave ka filluar procesin zgjedhor brenda partisë/V.Selimi/Arbresh.info/
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...
Rovena rikthen këngën e saj të parë