Eden Hazard është drejt transferimit te Real Madrid.
‘Marca’ shkruan se ylli i Chelsea këtë javë do të kompletojë bisedimet me Real Madridin, për t’u transferuar gjatë verës në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ‘lajmi.net’.
Negociatat mes dy klubeve pothuajse janë kompletuar, edhe pse Chelsea po ngurron të shes lojtarin, sidomos pas dënimit të FIFA për ndalimin e blerjeve të lojtarëve.
‘Blutë’ janë të dënuar nga FIFA me ndalesën për të blerë lojtarë, pas thyerjes së rregullave në transferimin e disa lojtarëve të rinj.
Por, kjo nuk do të pengojë Hazardin për të kompletuar ëndrrën e tij, për të veshur fanellën e Real Madridit.
Reprezentuesi belg pritet të bëjë një vizitë të menjëhershme në kryeqytetin spanjoll, për të blerë një shtëpi dhe për të njohur qytetin, që shumë shpejt do të jetë shtëpia e tij e re.
Eden Hazard është pjesë e Chelsea që nga viti 2012, kur ishte transferuar nga Lille, dhe në 239 paraqitje ka shënuar 83 gola
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...