GLPS prezanton analizën e rezolutës se projektligjit për dialogun Kosovë Serbi

07:16 | 6 Prill 2019
A. B.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media në të cilën do të prezantohet analiza përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë Serbi me titull ‘Dialogu përmes dokumenteve: një analizë përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës shtetërore për dialogun Kosovë-Serbi”.

Në kuadër të serisë së studimeve dhe analizave mbi dialogun Kosovë-Serbi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezanton analizën e radhës në të cilin ka identifikuar të metat kryesore të të tre dokumentevekyçe sipas së cilave përcaktohet struktura e përfaqësimit dhe pozicioni i Republikës së Kosovës në procesin e dialogut.

Kjo analizë edhe një herë kthen vëmendjen drejt nevojës për një pajtueshmëri të gjerë politike dhe nënvizon shqetësimin se Kosova vazhdon të përmballet me paqartësi serioze lidhur me formën dhe përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel.

Duke u mbështetur në të gjeturat dhe përfundimet e nxjerra nga kjo analizë, GLPS poashtu argumenton dhe ofron disa rekomandime se si duhet ecur para me procesin e dialogut.

Të ngjashme