Europol ka njoftuar se janë arrestuar 64 persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të mafies shqiptare.
Mësohet se veprimtarinë e tyre ky grup e ushtronte kryesisht në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali.
Sipas Europol, këta persona ranë në pranga në datat 3 dhe 5 prillit, gjatë një operacioni ku u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane.
Mbi të arrestuarit rëndojnë një sërë veprash penale si; prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.
Në kuadër të këtij operacioni u goditën grupet kriminale kryesisht të përbërë nga shqiptarë që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe.
Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar disa plantacione të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës.
Po ashtu, përveç prodhimit dhe dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shumë nga të arrestuarit dyshohet se janë marrë dhe me trafikimin e qenieve njerëzore në shtetin francez.
Nga të arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropolitane.
Po ashtu, gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale./opinion/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...