U kërkua gjatë nga Roma, por Bayer Leverkusen nuk e lejoi largimin e Leon Baileyt nga Bundesliga.
Sulmuesi anësor në gushtin e vitit të kaluar zgjeroi kontratën e tij me klubin gjerman deri në vitin 2023.
Tani për sulmuesin xhamajkan interesim ka shprehur një tjetër skuadër italiane dhe ajo është Inter.
Ivan Perisic pritet të largohet në fund të sezonit nga Neroazzurrët dhe Bailey pritet të jetë zëvendësimi i tij.
Inter është gati të paguaj deri në 35 milionë euro për ta transferuar Baileyn në Meazza.
Problemi qëndron tek kërkesa e madhe e Leverkusen që duan 50 milionë për yllin e tyre.
Për Baileyn në verë pritet që Roma të futet sërish në garë, ndërsa lojtari pëlqehet shumë edhe nga Liverpool dhe Arsenal.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...