Kryemadhi: E penduar që votuam ligjet e drejtësisë, të huajt burokratë

21:27 | 5 Prill 2019
Trina Galanxhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se është penduar që ka votuar 7 ligjet e reformës në drejtësi.

Sipas saj ndërkombëtarët burokratë dështuan të bëjnë një reformë të drejtë, pasi problemet që ngriti Partia Demokratike dita ditës po dalin.

 

“A jeni penduar? Unë po. Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur. Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë” tha ajo në një intervistë për Report TV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme