Agjenda e vizitave të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka vazhduar edhe sot në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Bartësit e sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për punën, të arriturat dhe sfidat e këtyre prokurorive në hetimin dhe ndjekjen e veprave të ndryshme penale në këto dy regjione.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar punën e deritashme dhe rezultatet e arritura nga të dyja prokuroritë, mirëpo edhe përkundër kësaj, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm në trajtimin dhe luftimin e veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimet ekonomike dhe krimet financiare, si dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të tjera kriminale, ngaqë kjo, sipas tij, do të ndikojë dukshëm në ngritjen e besimit të publikut në sistemin prokuroria.
Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar nga prokurorët e këtyre prokurorive të kenë përkushtim dhe integritet të lartë në punën e tyre, duke përfshirë edhe nevojën e avancimit të profesionalizmit dhe llogaridhënies gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.
Ndërkaq, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka vlerësuar të dy prokuroritë për rezultatet e arritura, duke pohuar se KPK-ja është e fokusuar në ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimit të tërësishëm të sistemit prokurorial, duke kërkuar rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies, sjelljeve etike dhe integritetit të secilit pjesëtar të sistemit prokurorial.
Ndër të tjera, gjatë këtyre takimeve, ishte në fokus edhe forcimi i komunikimit të brendshëm në mes të kryeprokurorëve me prokurorët e prokurorive, Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial, me ç’rast dy krerët e sistemit prokurorial kanë ofruar bashkëpunim dhe përkrahje për kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin mbështetës të prokurorive përkatëse për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe janë zotuar se do të angazhohen për plotësimin e nevojave të këtyre prokurorive.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...