Google ADS

Ministri Tahiri: Ramosaj do të kujtohet me respekt të lartë

20:25 | 5 Prill 2019
A. B.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Ramosaj, pas ndarjes nga jeta të Fitnete Ramosajt.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Fitnete Ramosajt.

Për shumë kohë, ajo punoi si bashkëpunëtore shkencore në Ministrinë e Drejtësisë, duke mbledhur fakte e duke dëshmuar për krimet e rënda që u bënë në Kosovë në vitet e luftës.

I gjithë kontributi i saj u përmblodh në librat që me aq përkushtim i botoi, për të mbetur zë i dalluar në rrëfimin e historisë së re të Kosovës, për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme.

Ramosajt do të kujtohet me respekt të lartë nga kolegët e saj dhe nga hulumtuesit e studiuesit që do të vazhdojnë rrugën e saj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Të ngjashme