Trump: Nuk do të shkoj, është tepër negative

19:45 | 5 Prill 2019
Arbresh Info

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se as sivjet nuk do të marrë pjesë në darkën vjetore të Shoqatës së Raportuesve nga Shtëpia e Bardhë, duke vlerësuar se ngjarja është tepër negative.

Ky do të jetë viti i tretë me radhë që Trump nuk shkon në darkë me gazetarë të cilët janë të akredituar në Shtëpi të Bardhë, të cilët shpesh i akuzon për njëanshmëri, pretendon Reuters.

Megjithatë, gati çdo ditë përgjigjet në pyetjet e tyre.

“Do të mbajë një tubim politik sepse darka është shumë e mërzitshme dhe negative, po ne do të mbajmë një tubim shumë pozitiv”, ka thënë Trump.

Ai ka shtuar se po shqyrtohen tri lokacione për mbajtjen e tubimit.

“Do të jetë një tubim i madh, por darka për raportuesit është tepër negative. Unë i dua gjërat pozitive”, ka përfunduar Trump.

Darka vjetore e shoqatës së raportuesve nga Shtëpia e Bardhë do të mbahet më 27 prill, në një hotel në Uashington.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme