Në ofertë përfshihen ngjyrat më të mira të kompanisë, teksa ka edhe kombinime prej të tjerave
Linja e prodhimit të BMW, ka modele që kanë ngjyra shumë të pëlqyeshme, që janë kërkuar nga klientët për veturat e tyre, pa pasur parasysh çmimin që kanë, transmeton telegrafi.
Shumica e makinave, ka disa lloje të ngjyrave, por BMW 3 Series dallon për numrin më të madh të ngjyrave.
Klientët e interesuar për këtë model që lansohet gjatë vitit që vjen, mund të zgjedhin mes 87 ngjyrave individuale që atyre iu pëlqejnë. Në listë janë përfshirë disa nga nuancat më të kërkuara nga BMW, ndërsa nuk mungojnë as ato prej kompanive tjera.
Më së shumti ka nga Ferrari, ndërsa nuk mungojnë as ngjyrat e huazuara nga Porsche, Audi dhe Lamborghini. Varësisht nga dëshira, klienti i BMW 3 Series mund ta porositë edhe timonin e veturës, të njëjtë sikur eksterieri.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...