Mospajtimet lidhur me përkrahjen apo jo të delegacionit shtetërorë kanë shkaktuar probleme mes bashkëthemeluesve të Alternativës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.
Nënkryetari i Alternatives, Ilir Deda, tha se kryetarja nuk po e di çka po flet dhe se partia është në krizë të thellë.
“S’di çka po thotë Mimoza sepse katër muaj foli diçka, e në muajin e pestë i demantoi deklarimet. Është e pahijshme që mospajtimet e brendshme të përçohen publikisht e të shtyhemi përmes kamerave. S’pranoj të bie në nivel të tillë të shtyrjes publikisht. Jam munduar me veprim timin të tregoj që s’kemi nevojë me u shty. Kur ke mospajtime nëse s’mundesh me i zgjedh, i ndan rrugët. I kam vizituar degët dhe kam përkrahje bajagi dhe e përfaqësoj partinë. Ne jemi në krizë shumë të madhe”, ka thënë Deda nw KTV.
Mirëpo me këtë nuk është pajtuar kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Indeksonline.
Ajo përmes një reagimi dërguar Indeksonline ka thënë se deklarimet e nënkryetarit Deda nuk qëndrojnë dhe se Alternativa është në periudhën më kompakte dhe të konsoliduar që nga themelimi.
“Alternativa është duke kaluar periudhën më kompakte dhe të konsoliduar që nga themelimi i Partisë, gjë që tregojnë edhe aktivitetet e shumta të ndërmarra në gjithë Kosovën dhe jashtë saj. Motivimi në Alternativë është shumë i madh, secili anëtarë po shpalos kapacitete të ndryshme profesionale në shumë lëmi në interes për qytetarët e Kosovës”.
Sipas Kusari-Lila, Deda nuk ka marrë pjesë në aktivitete e partisë që nga dhjetori i vitit të kaluar edhe pse ka qenë i ftuar.
“Deklarimet e fundit të nënkryetarit të parë se “Alternativa është në krizë të thellë” dhe se “ai e ka shumicën e elektoratit” nuk qëndrojnë pasi vet z. Deda nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet të partisë që nga dhjetori i vitit 2018”.
Më tutje në reagim të dërguar në emër të Alternativës, thuhet se arsyeja e veprimit të Dedës, mund të jetë ballafaqimi me krizë tjetër apo edhe humbje të ndjesisë politike në raport me partinë.
“Mund të jetë se z. Deda është duke u ballafaquara me krizë tjetër dhe humbje të ndjesisë politike në raport me Alternativën, pasi që deklaratat e tij nuk përkojnë dhe nuk paraqesin gjendjen aktuale në Alternativë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Deda ftohet që për gjendjen e partisë të diskutojë me anëtarët e kryesisë së partisë e jo të bëjë deklarata në media.
“Për të kuptuar drejtë, Alternativën dhe gjendjen në të, z. Deda duhet të vijë dhe të diskutoj me anëtarët e Kryesisë së Alternativës në mbledhjet e rregullta (për të cilat ka qenë i informuar por nuk është përgjigjur) në mënyrë demokratike për të gjitha problemet të cilat ai mendon se janë prezente dhe jo të bëjë deklarata të pavërteta në media”.
Deda mbrëmë ka thënë se Kusari ka ndërruar fjalët dhe se e ka quajtur të pahijshëm faktin që ajo ka folur publikisht për përplasjet brenda partisë.
Ai ka shtuar se për shkak të refuzimit nga Kusari ka mungesë konsensusi brenda partisë.
Sipas tij, për shkak të Kusarit, ka dhënë dorëheqje kryetari i degës së Prizrenit, ndërsa ka pas edhe dorëheqje të tjera.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...