Vashat e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua, sot, në stadiumin e qytetit në Gjakovë, me rezultat 3-1.
Loja ishte e mirë, cilësore dhe përplot aksione të mira. Futbollistet tona mbizotëruan me lojë dhe rezultat, sidomos në pjesën e parë, ku së pari shënoi Modesta Uka në minutën e 21-të, ndërkaq epërsinë e dyfishoi Valentinë Limani në minutën e 30-të.
Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën me një këndellje të maqedonaseve, të cilat u munduan të kthejnë rezultatin, kështu që në minutën e 78-të Dimovska ngushtoi epërsinë në 2-1.
Megjithatë, futbollistet tona shumë shpejtë e rikthyen epërsinë e dy golave duke mos lejuar që t’u rrezikohet fitorja, ku Besjana Reçica, e cila vulosi rezultatin përfundimtar të takimit, 3-1.
Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën.
Pas ndeshje deklaruan
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
“I përgëzoj vajzat për një angazhim maksimal dhe paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Ishte një lojë e mirë. Patëm shumë raste shënimi, por realizuam vetëm tri gola të mjaftueshme për fitore. Donim të provojmë të gjitha futbollistet, sidomos në pjesën e dytë më shumë ishin futbolliste vendore. Ne jemi Kombëtare e re dhe po përpiqemi të ndërtojmë një ekip të mirë. Këtë vit na presin kualifikimet edhe pse jemi në grup mjaft të fortë synojmë të plasohemi të paktën në vendin e tretë edhe pse jo edhe në vendin e dytë”.
Modesta Uka, futbolliste
“Patëm një paraqitje të mirë. I gëzohem golit që shënova, por më shumë i gëzohem fitores së ekipit. Mendoj se ishim më të mira, por edhe maqedonaset u angazhuan mjaft sidomos në pjesën e dytë. Na pret edhe ndeshja e dytë”.
Verona Berisha, futbolliste
“Ne e dominuam ndeshjen. Arritëm të krijojmë shumë raste, por shënuam vetëm tri gola. Me këtë edhe fituam lojën, por ne e kemi edhe një ndeshje dhe kjo nuk guxon të na mashtrojë, sepse duhet të jemi në nivel edhe në ndeshjen e dytë”.
Kosova – Maqedonia e Veriut 3:1
Stadiumi i qytetit Gjakovë.
Shikues: 100
Gjyqtarë: K. Vula, B. Këpuska, T. Haxhimustafa e B. Mullazenuni.
Shënuese: Uka(21), Limani(30) e Reçica(90+1) për Kos. e Dimovska(78) për Maq.
Kosova: Leci, Shala, A. Syla(Reçica), Berisha, Biçkaj(Tahiri), B. Shala, Uka(Bajra), Ejupi(Hiseni), Kryeziu, L. Syla e Limani(Rexhepi).
Maqedonia V.: Lekoska, Angelovska, Krstanovska, Chubrinoska, Dervishi (Sherifi), Ristovska, Maksuti, Mustafa, Gjorgjovska(Dimovska), Jakovski e Joshevska (Nikoovska).
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024