Rama: Pajtohem me BE-në, koha që të dialogojmë

17:37 | 5 Prill 2019
A. B.

“Koha që palët të dialogojnë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke u shprehur sot plotësisht dakord me delegacionin e Bashkimit Evropian.

“Reforma zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi apo numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”, tha kryeministri.

Në kuadër të vizitës dyditore në Tiranë, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe njëkohësisht Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se “është koha që të dy palët politike të takohen për të mirën e përgjithshme të vendit”.

Më herët, mazhoranca propozoi që opozita jashtëparlamentare të ketë karrigen e saj në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme