Zinedine Zidane i ka premtuar Real Madridit se “do të ndryshojë gjërat” këtë verë në mënyrë për të “rregulluar problemet me gola”.
Madridi ka arritur të shënojë vetëm 30 gola gjatë 30 ndeshjeve në ligë këtë sezon, 26 më pak sesa kampioni dhe lideri i La Ligas – Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
“Këtu ka pasur problem për të shënuar gola këtë sezon, ky është një fakt”, u ka thënë Zidane gazetarëve të premten.
“Ne e dimë se duhet të ndryshojmë gjërat, ne duhet të pranojmë se çfarë shfaqin të dhënat dhe kuptojmë këtë sepse nëse nuk e bëjmë atëherë ne nuk mund të përmirësohemi”
“Kjo mund të duket sikur unë jam i zemëruar, por nuk jam, unë jam duke thënë gjërat ashtu siç janë dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu, jam duke folur me bindje duke u bazuar në fakte”
“Ne kemi tetë ndeshje të mbetura këtë sezon dhe i kemi borxh të gjithëve për të përfunduar këtë fuqishëm”, shtoi Zidane./arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...