Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se trajneri aktual te Manchester City, Pep Guardiola, mund të rikthehet në të ardhmen në Camp Nou si një trajner ose me ndonjë rol tjetër.
48-vjeçari ka fituar 14 trofe gjatë katër sezoneve në karrigen e nxehtë në Camp Nou duke fituar tre tituj në La Liga dhe dy trofe të UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Ai mori vendimin për largim dhe sigurisht kur Barça kërkon për një trajner të ri, unë jam i sigurt se do të jetë njëri nga kandidatët e ardhshëm më të mirë të bordit”, ka thënë Bartomeu në një intervistë për ESPN FC.
“Mendoj se Pep ka thënë së fundmi se nuk e sheh vetën si një trajner i skuadrës së parë sërish, por ndoshta me akademinë”
“Ai është shumë i qartë në filozofinë e klubit dhe stilit të lojës dhe për të qenë në gjendje që të sjellim atë prapë në shtëpi do të ishte e mrekullueshme për klubin dhe lojtarët”
Ernesto Valverde aktualisht është trajner te Barcelona dhe klubi është afër për të fituar titullin e dytë radhazi në ligë qysh pas emërimit të tij në verën e vitit 2017./arbresh.info/
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq