Milani po has në probleme të mëdha shkaku i lëndimeve dhe turku Hakan Calhanoglu pritet të jetë lojtari i radhës që mund të mungojë ndaj Juventusit.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Calhanoglu ka pasur një “problem të vogël fizik” në trajnim e të enjtes.
Ky medium raporton se mesfushori turk do t’i nënshtrohet testeve të premten pasdite për të përcaktuar nëse ai mund të luajë kundër Juventusit.
Kjo mungesë do të ishte e madhe për Rossonerët, të cilët humbën Gianluigi Donnarumma, Andrea Conti dhe Lucas Paquetan për udhëtimin e tyre në Torino.
Franck Kessie gjithashtu përballet me një garë kundër kohës për të qenë i aftë për ndeshjen e së shtunës, pasi humbi barazimin 1-1 me Udinesen.
Derbi në mes të Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet në Allianz Stadium të shtunën nga ora 18:00. /Telegrafi/
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog