Google ADS

5 Modelet e syzeve që i shkojnë çdo forme të fytyrës

14:06 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Është një problem i madh me gjithë modelet e syzeve që ka në shitje, të gjesh atë të duhurin për formën e fytyrës tuaj. Por mesa duket stilistët e kanë thjeshtësuar shumë këtë problem duke krijuar syze të cilat shkojnë me çdo formë fytyrë. Për mbrojtjen nga dielli ato mbahen në çdo stinë por nqs e keni lënë për minutën e fundit dhe doni të blini një palë të reja tani që koha është duke u hapur hidhini një sy këtyre modeleve:

Modeli klasik i ray ban: Ray-ban krijoi këtë formë të thjeshtë dhe klasike e cila dhe e përkufizoi këtë firmë në një farë mënyre. Nqs shohim në ditët e sotme këtë formë në një firmë tjetër gjithmonë kemi tendencën të themi si e Ray Ba. Ajo shkon me të gjitha format e fytyrës.

Celine syzet e diellit që ruajnë cilësinë magjike të të qenit njëkohësisht pa kohë dhe elegantë. Kjo lloj forme vë në dukje mollëzat tuaja.

Nëse keni gjetur se shumica e syzeve të quajtura “aviator” nuk ju shkojnë me fytyrën atëherë provoni modelin aviator të Saint Laurent. Ai ju nxjerr në pah formën e theksuar të fytyrës.

Gigi Hadid, Rihanna, dhe modele të tjera në fushën të gjitha i kanë një palë syze nga Le Specs *Adam Selman’s lolita. ) Pjesa më e mirë e këtij modeli është që ata të vijnë në një koleksion të gjerë ngjyrash.

Syzet rrumbullake: Ju mund të harxhoni orë duke u përpjekur për të gjetur syzet ideale por një palë ekonomike i gjeni të firmës Target. Korniza punon mirë me fytyrat në formë zemra katrore dhe ovale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme