Massimiliano Allegri ka deklaruar se do të dëshironte të ishte ‘Sir Alex Fergusoni i Juventusit’ pasi synon të qëndroj për shumë vite te klubi italian.
Ferguson fitoi 38 trofe si menaxher i Manchester Unitedit midis viteve 1986 dhe 2013, dhe Allegri pranon se ai ka synim ta bëjë të njëjtën tek Juve sikurse skocezi.
“Gjithmonë është dikush që dëshiron ta bëjë futbollin më të vështirë dhe kjo më bën të çmendur”, ka thënë fillimisht Allegri për Corriere della Sera.
“Unë nuk mendoj kështu në lidhje me askënd në veçanti. Unë vetëm mund të them se ata bëjnë atë që është e thjeshtë e komplikuar”.
“Thjeshtësia është gjëja më e komplikuar, por ne jemi duke shkuar në drejtimin e gabuar, sepse ndërlikimi i gjërave e bën punën tonë edhe më të vështirë”.
“Një trajner i madh është një trajner i cili sjell rezultate. Unë e konsideroj veten një menaxher për klubin, i cili ka për të sjellë rezultate në shtëpi në fund të sezonit, jo vetëm në nivel sportiv, por edhe në aspektin e rritjes së lojtarëve”.
“Këto janë rezultate që në fund ndikojnë në pasqyrat financiare të klubit. Shpresoj që të kem një rol si Ferguson, sepse do të thotë të qëndroj në Juventus për shumë vite”, përfundoi italiani.
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...