Uji i ndotur në Berat, banorët e Otllakut: S’e përdorim as për të larë

13:11 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Të paktën 300 familje në Otllak të Beratit e kanë ujin të ndotur në çezma.

Banorët ankohen se, ujin nuk e shfrytëzojnë dot as për larje rrobash.

Për më shumë se 30 vite ata ankohen, edhe pse çdo litër i paguhet Ujësjellësit.

Fshati Otllak shtrihet pranë Beratit, por rrjeti është i amortizuar prej më shumë se 65 vitesh dhe uji ndotet rrugës./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme