Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndalet, sepse sipas tij udhëheqësit e këtij dialogu nuk janë legjitim.
Ai tha se dialogu duhet të kthehet në pikën zero, raporton arbresh.info.
“Ne pretendojmë që dialogu nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse i mungon legjitimiteti. Ne mendojmë që dialogun duhet ta kthejmë në pikën zero. Pika zero shkon dorë për dore me Zgjedhje e reja në Kosovë. Ky projekt është mirë të braktiset sa më shpejtë”.
Konjufca ka thënë se VV-ja së bashku me LDK-në është e interesuar të legjitimojë procesin e dialogut me Serbinë./arbresh.info/
Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kos...
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...
Dy golëshi i Zhegrovës i pamjaftueshëm për të marr fitoren L...
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...