Ëndrra është që sa herë dilni nga shtëpia të keni flokë të rregullt gati perfekt. Por kjo mund të marrë të paktën 30 minuta nga koha juaj dhe jo gjithmonë është e mundur për këdo. Për këtë arsye besojmë se teknikat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë që të rregulloni flokët tuaj për 10 minuta dhe të dilni nga shtëpia të zbukuruar.
Mënyra e parë: E vjetër por funksionon gjithnjë,- flokët bisht. Kapini flokët me duar dhe çojini prapa për tëe krijuar një bisht natyral. Lëshoni disa fije dhe thajini me tharëse për 30 sekonda që ato të qëndrojnë dhe mos të dilni me flokë të lagur.
Nëse keni disa minuta shtesë, stilisti Richard Kavanagh ju rekomandon që të tërheqni një copë të vogël të flokëve nga qendra e bishtit, për ta rrotulluar rreth llastikut që mos të duket.
Mënyra e dytë: Shto një aksesor të shndritshëm. Mund të jetë një kapelë, një kapëse ose një rreth koke. Ose nëse i keni flokët tuaj sërish bisht mund të vendosni një shall.
Mënyra e tretë: Ju me siguri keni dëgjuar për shampon e thatë. Por ajo që nuk dini është që mund ta s’ruconi atë një natë më parë për të shpëtuar në mëngjes dhe mos t’ju marri kohë. Gjatë natës ajo përthith yndyrën e flokëve dhe në mëngjes nuk do të keni asnjë problem
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...