Gjashtë mite që duhet të ndaloni së besuari rreth Dietës Mesdhetare

09:16 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Të ndjekësh dietë mesdhetare ka shumë përfitime, por ka ende shumë keqkuptime se si saktësisht të përfitojmë për të bërë një jetë të shëndetshme dhe më të gjatë. Në vijim, janë disa mite dhe fakte në lidhje me dietën mesdhetare.

Miti 1: kushton shumë.

Fakt: nëse përdorni fasule ose thjerrëza si burim kryesor proteinash dhe ushqeheni me drithëra të plota, perime dhe fruta të stinës, dieta mesdhetare është më pak e kushtueshme se sa ushqimet e procesuara dhe të paketuara.

Miti 2: nëse një gotë verë të bën mirë për zemrën, tre gota bëjnë tre here më mirë.

Fakt: sasia e moderuar e verës së kuqe (një gotë e vogël për femrat dhe dy gota për meshkujt në ditë) sigurisht që ju bën mirë për zemrën, por nëse konsumoni më shumë, ajo jep efektin e kundërt.

Miti 3: të ushqehesh me sasi të mëdha makaronash ose buke, është e shëndetshme sipas dietës mesdhetare.

Fakt: mesdhetarët nuk hanë një pjatë plot me makarona. Në fakt, makaronat janë një pjatë e parë me rreth 1/2-1 masë servirjeje (120 g e gatuar). Pjesa tjetër e pjatave të servirura gjatë një vakti janë sallata, perime, peshk ose racione të vogla mishi organik dhe ndoshta një fetë bukë.

Miti 4: nëse ndjek një dietë mesdhetare, humb në peshë.

Fakt: ata që jetojnë në ishujt grekë nuk kanë shëndet të mirë kardiovaskular dhe fizik vetëm sepse hanë ndryshe: ata ecin dhe kujdesen për kopshtet dhe kafshët e tyre dhe ushqehen me ato që kultivojnë vetë. Aktiviteti fizik luan rol kryesor.

Miti 5: dieta mesdhetare ka të bëjë vetëm me ushqimin.

Fakt: është e vërtetë që ushqimi përbën pjesën më të madhe të dietës, por ndaluni pak edhe në mënyrën se si ata jetojnë. Kur ulen për të ngrënë, ata e bëjnë me qetësi; nuk ulen përpara televizorit apo të hanë me ngut, por ulen në shoqërinë e familjarëve dhe e shijojnë atë, gjë që është po aq e rëndësishme për shëndetin, sa ajo që keni në pjatë.

Miti 6: të gjithë vajrat janë njësoj të shëndetshëm.

Fakt: gjërat nuk janë aq të thjeshta. Në thelb ka dy lloje vajrash bimorë të pangopur: së pari, ai tradicionali, vaji i përftuar nga shtypja e ftohtë, si vaji i ullirit i cilësisë së parë dhe pastaj është vaji i kikirikut, i cili është i pasur me yndyra të pangopura dhe është përdorur prej kohësh në dietën mesdhetare. Së dyti, ka vajra të prodhuara me procese moderne si vaji i sojës, vaji i lulediellit, vaji i misrit, vaji i kanolës, vaji i pambukut dhe vajra të tjerë vegjetalë. Shumë studiues mendojnë se metoda e përpunimit industrial, mund të dëmtojë vajin dhe transformimin e acideve yndyrore në yndyra të rrezikshme që depozitohen në organizëm. Përmbajtja e lartëme omega-6, mund të çekuilibrojë raportin e omega-6-ës kundrejt omega- 3-shit, që janë shumë të rëndësishëm për një shëndet të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme