Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se kampionët e La Ligës po planifikojnë t’i ofrojnë yllit të tyre, Lionel Messit, një kontratë të re.
Messi ri-nënshkroi me Barçën në vitin 2017 – një zgjatje që shkon deri më 2021 – dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë vetëm sa ka rritur formën këtë sezon.
31-vjeçari, i cili luajti ndeshjen debutuese për Barçën në tetor të vitit 2004 në moshën 17 vjeçare, ka shënuar 32 gola në La Liga në sezonin 2018-19 dhe 42 në të gjitha garat.
Bartomeu dëshiron të ripërtërijë kontratën e Messit në Camp Nou, ku ai është shënuesi kryesor i Barcelonës.
“Ne duam që ai të ketë një karrierë vërtet të gjatë në mënyrë që të vazhdojmë ta shijojmë atë”, ka thënë fillimisht Bartomeu për ESPN.
“Lionel arriti të shkatërrojë kufijtë, të gjithë e admirojnë dhe ai është i duartrokitur në stadiumet e tjera nga tifozët rival”.
“Ne do të dëshironim rinovonim e kontratës së tij, kjo është ideja, ai është i ri – mund ta shihni atë me paraqitjet e tij dhe ai ende ka dy vjet në marrëveshjen e tij aktuale”.
“Ai gjithmonë është përmirësuar, gjithmonë ka sjell gjëra të reja. Në muajt e ardhshëm do të ulemi me të në mënyrë që ai të ketë edhe shumë vite të tjera në Barcelonë”.
“Messi është një njeri i një klubi, është më shumë sesa ajo që ai bën në fushë, marrëdhëniet e tij me Barçën do të zgjasin përgjithmonë”.
“Unë përdor shembullin e Peles, i cili ishte gjithnjë në Santos, dëshirojmë që Messi të jetë gjithmonë në Barcelonë, duke luajtur ose i lidhur me klubin [kur të pensionohet]”, përfundoi presidenti i katalunasve./Telegrafi/
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...