Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është zbuluar se është takuar me agjentin e sulmuesit të Evertonit, Richarlison.
UOL Esporte raporton se reprezentuesi i Richarlisonit, Renato Velasco, së fundmi ka qenë për një vizitë në shtëpinë e trajnerit të Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
Natyra e takimit mbetet e panjohur, por Velasco nuk ka ndonjë tjetër klient me bazë në Evropë ndërkohë që Klopp në të kaluarën ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin e ri para ndeshjes derbi në dhjetor kur duke diskutuar në lidhje me Richarlisonin, gjermani i befasuar deklaroi “çfarë lojtari është ai”.
Klopp ishte takuar në të kaluarën edhe me Virgil van Dijk në një hotel në Blackpool derisa që “Redsat” ishin duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit të Southamptonit.
Richarlison mund të bëhet lojtari i parë i madh që lë stadiumin Stanley Park që nga Abel Savier në vitin 2002./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi