Tahiri përgëzon Dreshajn për dhuratën që i bëri ushtrisë: Pirolla të qoftë o kolegë

23:18 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka përgëzuar kolegun e tij Gani Dreshaj për dhuratën që i bëri Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar “Pirolla të qoftë o kolegë i dashtun! “,shkruan arbresh.info.

Deputeti gjithashtu se ka mundësi në të kundërtën do t’i blente edhe ai tanke FSK-së.

“GANI DRESHAJ! Pirolla të qoftë o kolegë i dashtun!
Nuk kam mundesi, se Tenka ju kisha ble aq shumë e meriton kjo ushtri.
Zoti ta ktheftë këtë kontribut që e ke dhënë për shtetin tënd✊?
Ne që jem në kuvend, së bashku me ty, mund të ndodh edhe që ta harrojmë këtë kontribut, por ka që dikush nuk ta harron: POPULLI DHE USHTARËT E FSK-së. Të dashur qytetarë ky gjest duhet përshendetur!”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe pak orë më parë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka bërë të ditur se i ka dhuruar një kamion FSK-së.

Dreshaj në një postim në facebook ka shkruar gjithashtu se kjo është një dhuratë e vogël teksa ka përmendur votimin në Kuvend për formimin  e Ushtrisë së Kosovës.

“Kur janë bërë gati 3 muaj nga votimi i Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, kam vendosur që FSK-së në Istog t’i bëj një dhuratë të vogël. Nipi im, Adnani dorëzoi çelësat e kamionit të Ushtrisë, model gjerman, të cilin e kisha blerë pak vite më parë për rekreacione në Bjeshkë, që është pasioni më i madh që kam. Vota për Ushtrinë e Kosovës në Kuvend për mua përbën një nga aktet më emocionale e krenare që kam në jetë”, ka shkruar Dreshaj./Arbresh.info/

Lexo edhe: Deputeti i AAK-së i dhuron kamion Ushtrisë së Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme