Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se faktet se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut do t’i prezantojë në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.
Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sipas agjendës seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të flitet jashtë rendit të ditës do të mbahet me 12 prill, dhe atë ditë ai do t’i jep faktet që Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut.
“Ajo që unë e sigurojë secilin njeri në këtë vend se deklarata ime në Kuvend për këtë çështje ndaj Glauk Konjufcës [që ka qenë pjesë e SHIK-ut], është e saktë qind për qind. Këtë gjë e dinë me dhjetëra deputetët në Kuvendin e Kosovës dhe dhjetëra njerëz që kanë ndikim në këtë vend”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Ai mund të fshihet, të shkojë në gjykatë, të shkoj të shkruaj te Burdushi apo ku të dojë, por nuk do të mund ta shpëtoj asgjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PSD-së ka thënë se e vetmja mënyrë që ka mundur të shpëtoj Glauk Konjufca ka qenë ta pranoj që ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe të mbyllej kjo çështje.
“Unë nuk e kam problem nëse dikush ka bërë diçka dhe e pranon e publikisht. Kur nuk e pranon kjo është problem”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...