Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) tha se ka transferuar një nga dy avionët F-35 të dedikuara për Turqinë në Bazën Ajrore Luke në Arizona, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon tha se “një avion tjetër do të dërgohet nesër”.
Ai përsëriti shqetësimet e SHBA-së lidhur me blerjen e Turqisë të sistemit raketor S-400 nga Rusia.
Lidhur me trajnimin e pilotëve turq në bazën e Arizonës, Pahon tha se ende nuk ka ndonjë ndryshim dhe se “trajnimet do të vazhdojnë”.
Dy F-35 të dorëzuara tashmë Turqisë gjenden aktualisht në Bazën Ajrore Luke në Arizona, ku pilotët janë duke u trajnuar. Avionët janë caktuar të transferohen në Turqi në muajin nëntor.
Një zëdhënës tjetër i Pentagonit tha se pilotët turq do të vazhdojnë trajnimin mbi F-35 në Arizona megjithë vendimin e Pentagonit për të pezulluar dorëzimin e pjesëve.
Turqia u bë pjesë e Programit të Përbashkët Luftarak F-35 në vitin 2002 dhe ka investuar më shumë se 1,25 miliardë dollarë. Ajo gjithashtu prodhon pjesë të ndryshme të avionëve për të gjitha variantet e F-35 dhe konsumatorët.
Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus S-400 ka çuar në tensione me Washingtonin, i cili në fillim të javës pezulloi ofrimin e pjesëve dhe shërbimeve të nevojshme për Turqinë për pranimin e avionëve luftarakë F-35.
Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar që Turqia duhet të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të sistemit rus S-400, duke argumentuar se ai nuk përputhet me sistemet e NATO-s dhe ekspozon avionin F-35 ndaj mashtrimeve të mundshme ruse, duke përfshirë përpjekjet e fshehta për të marrë informacione kritike mbi avionin, që më pas mund të përcillen në Rusi.
Në përgjigje të pozicionit të SHBA-së se sistemi raketor S-400 është i papajtueshëm me pajisjet ushtarake të NATO-s, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dje tha se sistemi do të shërbejë vetëm për përdorim të Turqisë.
“Nuk duhet të integrohet në sistemin e NATO-s dhe ky nuk është qëllimi ynë. Është për përdorim vetjak. Ky sistem nuk do të konsiderojë si armik asnjë sistem të NATO-s, përfshirë avionin F-35”, ka thënë kryediplomati turk.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...