Askush nuk do të donte të kishte një hipokrit/hipokrite në jetën e tij, megjithatë ata jnë aty poshtë hundës sonë. I ndeshim kudo në rrugë, në punë, por edhe në ambientin familjar e shoqëri.
Për fat të keq nuk e kemi të zhvilluar nuhatjen për të dalluar hipokritët, por yjet mund të na vijnë në ndihmë. Dikujt mund t’i pëlqejë e dikujt tjetër jo, por sipas astrologëve 3 janë shenjat e horoskopit më hipokrite që bëni mirë t’i mbani larg nga jeta jua.
Binjakët: E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, pore mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju manipuluar.
Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres janë shumë të ndjeshëm, u pëlqen t’i dramatizojnë situatat, e në të njëjtën kohë edhe të shtiren paturpësisht për të dalë nga situata. Në ndryshim nga Binjakët, që hipokrizinë e kanë pjesë të pandashme të karakterit të tyre, Gaforret e kanë të lidhur me gjenden e tyre emocionale. Një ditë janë të gatshme t’ju dhurojnë gjithë botën, e të nesërmen bëjnë sikur nuk ju kanë njohur kurrë. Përveç se hipokrite, Gaforrja është gjithashtu mosmirënjohëse.
Ujori: Menduat se dinit gjithçka për Ujorin? Atëherë me siguri jeni në dijeni të faktit që është një nga shenjat më të rreme dhe hipokrite. Shpeshherë e imagjinojmë Ujorin si një shenjë e cila zgjedh izolimin social, si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e tij, por ja që pas kësaj zgjedhjeje fshihen qëllimet e vërteta të Ujorit. Të parafundit në radhitjen e shenjave të zodiakut, por të parët për t’ju ”vrarë” ditën e qarë natën, Ujorët janë hipokritë të lindur dhe pa skrupuj. Qëndrojuni sa më larg.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...