Google ADS

Ismet Beqiri tregon a do t’i bashkohet LDK-ja protestës së Vetëvendosjes

19:43 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se nga nesër do të nis një tur nëpër të gjitha komunat që do të çojnë në thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Në orën 14:00 e nisim nesër në sheshin ‘Adem Jashari’ në Vushtrri, pastaj do të jemi në Podujevë e Mitrovicë. Me këto tubime nëpër komuna shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit për Qeverinë. Taksa duhet të mbetet, por Qeveria duhet të shkojë”, tha ai gjatë ditës.

Por, a do bëhet Lidhja Demokratike e Kosovës pjesë e këtyre protestave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj?

Këtë e tregon sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.

“Gjithë ne që jemi në opozitë, jemi të bindur që ky koalicion është më i keqi që ka qenë ndonjëherë. Edhe i kanë numrat, edhe s’i kanë”, tha ai në Info Magazine në Klan Kosova.

“Sa i përket protestave për rrëzimin e Qeverisë, ne kemi thënë që s’i kemi numrat për ta rrëzuar”.

“Për këto protesta Vetëvendosja s’është konsultuar me ne. Kur dilet në protestë, kur i qet qytetarët në rrugë duhet t’i menaxhosh. Minumimi i korrektësisë është bile me u konsultu’ me ne”.

“Nuk është mirë veç me dalë në protestë për të krijuar lajme. Mbetet të analizohet kjo çështje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme